Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.

Deputetët që kanë votuar kundër janë: Elda Hoti, Artur Roshi, Lefter Maliqi, Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri dhe Adriatik Alimadhi. Ndërsa abstenim ishte vota e Ralf Gjonit.

Kujtojmë se miratimi nga Komisioni i Ligjeve me 14 vota pro dhe 1 kundër, i hapi rrugë dërgimit të kërkesës për miratim në Parlament. Deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë votuar ngritjen e këtij komisioni për shkarkimin e Metës, për të cilin thonë se ka shkelur Kushtetutën.

Kryetar i këtij komisioni do të jetë Alket Hyseni, nënkryetar Myslim Murrizi, sekretare Klotilda Bushka ndërsa anëtarët do të jenë: Vasilika Hysi, Elona Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Carcani.

Ndërsa zëvendësues do të jenë Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Kujtojmë se vetë presidenti nuk shkoi në Komisionin e Ligjeve për të folur duke kërkuar datën 10 maj, por këtë refuzim deputetët socialistë e komentuan si përpjekje për ti ikur përgjegjësisë me procedurë.

Top Channel