Shfrytëzoi për prostitucion 15-vjeçaren, arrestohet i shpalluri në kërkim (Emri)
07/05/2021 11:12
Është vënë nën prangat e policisë së Tiranës, shtetasi Enea Sinani, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani, 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit””, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky person së bashku me shtetasin Elton Drapi akuzohen se shfrytëzonin për qëllime prostitucioni një vajzë 15-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel