Qëlloi gruan me automatik, duke i marrë jetën, pas gjyqit për divorc/ Miku i autorit: Ishte në depresion, nuk e pranonte ndarjen, më tha…

07/05/2021 13:22

Ish-punonjësi i policisë, Koço Buzo, qëlloi dje, me armë zjarri tip automatik gruan e tij, Liljana Buzo. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në afërsi të Gjykatës së këtij qyteti, pranë parkut “Rinia”.

54-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital, ndërkohë që plumbat plagosën një punonjës policie dhe një avokat, që ndodhen në vendngjarje.

Për “Shqipëria live”, flet miku i Koços: “Kohët e fundit, e shikoja të depresuar. Nuk kishte para dhe unë e ndihmova. E pashë që u përlot, se iku gruaja”.

Ai thotë se 58-vjeçari po e vuante dhe nuk e pranonte divorcin. “Tha që kishte rreth 6 muaj, i thashë nuk je as i pari as i fundit. E vuajti divorcin. Sherre çdo familje besoj ka, por jo të arrijnë deri këtu.
Me çfarë kam parë, ai kishte dyshime se ish-gruaja ka një tjetër”.

Liljana kishte kërkuar mbylljen e martesës, për shkak të dhunës që ushtronte bashëshorti. Sipas mikut të Koços, ai “nuk pranonte që e kishte dhunuar”.

Top Channel