“Nuk keni pse rrini në kafe”, Ralf Gjoni nuk largohet nga foltorja në parlament: Isha në…

07/05/2021 11:48

Deputeti Ralf Gjoni ka pasur një debat me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysin për shkak se kërkonte fjalën e tij.

Gjoni iu drejtua foltores duke thënë se nuk do të largohet derisa të thojë fjalën e tij. Ndërsa Hysi tha se i ka kaluar radha dhe nuk duhet të qëndrojnë në kafe, por Gjoni iu përgjigj duke thënë se ishte në tualtet.

Hysi: Për një çështje të rëndësishme, nuk keni pse të rrini në kafe, por respektoni taksat e taksapaguesve.

Gjoni: Talleni me mua. Nuk ishte emri im, ishte i katërti, e kam respektuar komplet.

Hysi: Emri juaj është i vetmi tek grupi i pavarur. Të mos rrije në kafe.

Gjoni: Nuk isha në kafe, isha në banjo, është nevojë njerëzore.

Hysi: Gjoni fjala është për ju, por herë tjetër mos e bëni më një gjë të tillë.

Top Channel