Mori 6 mijë euro ryshfet për të ndryshuar një vendim/ GJKKO dërgon për gjykim çështjen e gjyqtares Margjeka

07/05/2021 13:52

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kaluar për gjykim çështjen e gjyqtares Mimoza Margjeka, e cila që prej tetorit të vitit të shkuar është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në shtator të 2020, Policia e Shtetit në koordinim me SPAK kanë vënë në pranga një gjyqtar dhe tre avokatë të akuzuar për korrupsion. SPAK urdhëroi arrestimin e ish-Gjyqtares së Durrësit, Mimoza Margjeka, pasi bashkëshorti i saj ka marrë ryshfet një shumë prej 6 mijë euro për të ndryshuar një vendim.

Të arrestuarit janë Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë gjyqtares Mimoza Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh.

Mimoza Margjeka dhe bashkëshorti i saj Arben Cara akuzohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion Pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 K.Penal.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA