Me alumin dhe drita nëpër mure/ Përdori një kat të shtëpisë për prodhim hashashi, arrestohet një person në Fier

07/05/2021 12:01

Pas një hetimi disa mujor, policia e Fierit ka arrestuar një person, i cili kishte kthyer një kat të shtëpisë për prodhim droge (hashash).

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai është arrestuar tek “sheshpushimi” i shoferit pa mbërritur në Lushnje.

Shtëpia ka stilin britanik të rritjes së hashashit, me alumin nëpër mure dhe me drita.

Top Channel