Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Karriqit.

Policia njofton se janë përplasur tre automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Policia njofton se drejtuesit e tre mjeteve janë  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, janë përfshirë  në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.

Drejtuesit e dy mjeteve të tjera  shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA