“Javën tjetër, zyrtarisht në BKH”, SPAK: Përfundon trajnimi i 28 hetuesve të “FBI-së shqiptare”

07/05/2021 12:16

Nga java e ardhshme do të emërohen zyrtarisht hetuesit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK) ka uruar 28 kandidatët për hetues, të cilët përfunduan me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe duke nisur nga java e ardhshme do të emërohen zyrtarisht si hetues të BKH-së.

“Me përfundimin e kësaj faze të parë, ne presim me padurim që ata të vijojnë me sukses fazat e mëtejshme të trajnimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“SPAK dëshiron të urojë 28 kandidatët për hetues, të cilët përfunduan me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe duke filluar nga java tjetër do të emërohen zyrtarisht si hetues të BKH-së.

Rrugëtimi i tyre filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë muajit Tetor 2020 dhe ka përfshirë teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës. Me përfundimin e kësaj faze të parë, ne presim me padurim që ata të vijojnë me sukses fazat e mëtejshme të trajnimit, të cilat do të përfshijnë: “Trajnimin për Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës”; Trajnimin me Drejtorinë Italiane të Hetimit dhe Antimafias (DIA); si dhe Trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-ve (FBI).

SPAK, gjithashtu ju uron sukseset më të mira të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që kanë dorëzuar së fundi aplikimet e tyre për të qënë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA