I ka ngelur peng njohja me Ledianën? Erlindi: Takimin do ta bëja në palestër

07/05/2021 14:51

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Erlindi ka zhvilluar takime me disa vajza në emision, por asnjëherë me Ledianë

Sot, në “Shqipëria live”, ai rrëfeu se do të donte të kishte bërë një takim me Ledianën, pasi i duket “vajzë pozitive dhe e vërtetë”.Madje ai ka të qartë dhe vendin e takimit. “Do ta zhvilloja në palestër”.

Megjithatë, tashmë Lediana dhe Mevlani janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin dhe ndjekësit presin që ata të largohen çift nga emisioni”.

Top Channel