Goditet një pikë e paligjshme lojërash fati në Mat, sekuestrohen 7 pajisje, procedohet pronari

07/05/2021 10:54

Policia ka goditur një pikë e paligjshme e lojërave të fatit në qytetin e Burrelit.

Në lokalin e U.P, janë gjetur 7 pajisje elektronike në gjendje pune. Policia ka bërë sekuestrimin e pajisjeve si dhe është proceduar penalisht U.P. Po ashtu, një person në gjendje të dehur është arrestuar në Bulqizë pasi po drejtonte automjetin.

Njoftimi i policisë/ Mat

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat i kontrolleve dhe bashkëpunimit me qytetarët evidentohet dhe goditet një rast i aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Sekuestrohen 7 pajisje elektronike, procedohet penalisht pronari i lokalit.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, është bërë e mundur që të evidentohet dhe goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit, dhe konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në lokalin e shtetasit U. P., në qytetin e Burrelit, kanë gjetur e sekuestruar 7 pajisje elektronike në gjendje pune, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P., 30 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.

Bulqizë- Nga Specialistët e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Z., 65 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

Top Channel