Erlindit nuk i del inati me Arjanin: Nuk e fal për atë që ka bërë!

07/05/2021 14:41

Erlindi, është një nga konkurrentët që u largua nga “Për’puthen”, pas debateve të ashpra me opinionistin, Arjan Konomi.

Në një nga puntatat, opinionisti i emisionit akuzoi mjekun popullor, Kristianin se “u jep djemve substanca të dëmshme, që i nxjerr nga vetja”.

Erlindi, pas tensionit në studio vendosi të largohej, pasi siç tha ai: “Prindërit e mi janë mërzitur shumë, këto janë akuza të rënda, të afërmit nuk ndihen mirë”.

I ftuar në “Shqipëria live”, Erlindi zbulon se akoma nuk i ka harruar akuzat e Arjanit, pasi ky i fundit nuk i ka kërkuar falje. “Prisja një falje nga Arjani. Nuk kam marrë asnjë shenjë. Të thuash se konsumohen drogëra, është akuza më e fortë që mund të bëhet në emision. Nuk e fal për atë që ka bërë”.

Pas largimit nga emisioni, ish-konkurrenti tregon se tashmë është fokusuar te vetja dhe puna. I ftuar në “Shqipëria live” ishte dhe Kristiani, i cili rrëfeu se “jemi shumë shok me Erlindin, miqësia vazhdon”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel