Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, pasi një mjet ka përplasur një të mitur.  

Policia njofton se i plagosuri është një 15-vjeçar, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës, por nuk dihet ende gjendja e tij. Ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të drejtuesit të mjetit dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volksëagen  ” me drejtues shtetasin Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Ç.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel