Dhunonte prindërit, pranga 37-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohen edhe pesë persona të tjerë për…

07/05/2021 11:21

Një 37 vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Gj. H., 24 vjeç, pasi ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes këmbësorin shtetasin J. D., i cili ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.

A. K., 42 vjeç, G. M., 46 vjeç, dhe R. L., 34., vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

E. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel