Një person ende i paidentifikuar ka grabitur një 60-vjeçari mbrëmjen e sotme në lagjen nr.4 në Sarandë.

Pasi e ka shtyrë I. D., ia ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar.

Sarandë/Informacion paraprak

Me datë 07.05.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr.4, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, në hyrje të një pallati ka shtyrë shtetasin I. D., rreth 60 vjeç dhe i ka marrë  një shumë parash. Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorin.

Top Channel