60-vjeçari grabitet në Sarandë, policia në kërkim të autorit
07/05/2021 21:02
Një person ende i paidentifikuar ka grabitur një 60-vjeçari mbrëmjen e sotme në lagjen nr.4 në Sarandë.
Pasi e ka shtyrë I. D., ia ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar.
Sarandë/Informacion paraprak
Me datë 07.05.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr.4, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, në hyrje të një pallati ka shtyrë shtetasin I. D., rreth 60 vjeç dhe i ka marrë një shumë parash. Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorin.
Top Channel