Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, pranë Gjykatës së këtij qyteti, në afërsi të ‘Parkut Rinia’.

Policia njofton se ish-punonjësi i policisë Koço Bozo, 58-vjeç , ka vrarë me automatik gruan e tij, por nuk dihen ende arsyet që kanë e kanë shtyrë në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë.

Por fatmirësisht ndërhyrja në kohë e Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke vijuar punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.    

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.    

Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë. 

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.   

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Top Channel