SPAK rihap çështjen e Gërdecit, Peza në Open: Prova numër një për të treguar seriozitet

06/05/2021 21:54

“Gërdeci është prova numër një e SPAK-ut për të treguar seriozitetin e vet. Pse tani, se zonja e thanë ne e kemi bërë 2 muaj e gjysmë më parë, nga pikëpamja procedurale mund tu duhet aq kohë. Po të bëhej më parë do thuhej se e bëri para zgjedhjeve. Kur nuk ka bisht ia vendosim, kur ka ia heqim. Politika nuk mund të fshihet pas procedurave. Nëse janë të pafajshëm nuk kanë pse të tremben. Unë gjykoj që jo vetëm duhet përshëndetur por duhet të kemi shpresë edhe për çështje të tjera gjatë këtyre viteve që nuk kanë gjetur drejtësi. Nuk kemi asnjëri nga ne informacionin e duhur në lidhje me këtë pyetje. SPAK i ka dhënë disa shenja për drejtësinë. SPAK që është kritikuar pse s’po vepron dhe tani që po vepron”, tha Peza.

Top Channel