Shpërthimi në kompaninë e naftës, Gjykata e Fierit vendos masën e sigurisë për shefin e sigurimit teknik

06/05/2021 15:54

Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë  “detyrim paraqitjeje” për Erion Alushaj, shefin e sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në një kompani nafte.

Në fshatin Kash në Mallakastër, mëngjesin e së hënës, rreth orës 07.30 mori flakë një tubacion nafte pas shpërthimit të një pompe centrifugale në sektorin e dekantimit të kompanisë së naftës. Për pasojë u dëmtua me djegie operatori i prodhimit Viktor Ballaj 50 vjeç.

40 vjeçari Erion Alushaj akuzohet për veprën penale  “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike.

Top Channel