Shkrepi armën dhe vrau gruan për xhelozi. Ja kush është ish-polici që tronditi Elbasanin dhe viktima (FOTO)

06/05/2021 14:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku humbi jetën 54-vjeçarja Liljana Buzo për shkak të xhelozisë së partnerit.

Top Channel ka siguruar fotografinë e autorit, Koço Buzo, 58-vjeç, ish-punonjës i policisë i cili qëlloi me armë zjarri tip automatik gruan e tij, Liljana Buzo, 54-vjeçe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së këtij qyteti, pranë parkut “Rinia”. Pas plagosjes gruaja është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel