Kryeministri Edi Rama gjersa ndodhet në Firence të Italisë ditën e sotme në Konferencën Vjetore “State of the Union” ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi është tejzgjatur për një kohë të gjatë duke mos iu dhënë rëndësia e duhur.
Ai thekson se përfshirja e Francës dhe Gjermanisë në këtë çështje është shumë e rëndësishme.
“Mendoj se mënyra më e mirë për të ecur para që biem dakord për të mos rënë dakord, në periudhë të menjëhershme të punojmë, na duhet të bëjmë më të mirën për të arritur këtë hapësirën Schengen ku liritë e Evropës zbatohen, mallrat, njerëzit kapitali e shërbimet qarkullojnë për të gjitha vendet. Kjo po kështu do të ndihmojë që ta bëjë atmosferës edhe më dashamirëse, besoj që është thelbësore ajo çka Gjermania dhe Franca do të duan të bëjnë kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi që është tej zgjatur në një kohë të gjatë, është jokorrekte në të dyja vendet. Është lënë në një nivel të ulët në vend që të vihet në krye. Përfshirja e Francës dhe Gjermanisë me gjithë të tjerët do të jetë shumë e rëndësishme se unë nuk shoh që palët do ta bëjnë këtë më vete”, tha Rama.
Top Channel