Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre shtetas për vepra të ndryshme penale.

Një prej tyre është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa dy të tjerët pasi janë kapur duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. P., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.B., 48 vjeç dhe B. S., 31 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel