Pasaporta jeshile  e vaksinimit/ Ekspertët e shëndetësisë: Shqiptarët nuk do pengohen të udhëtojnë

06/05/2021 20:05

Ndonëse vaksina Coronavac është marrë në  shqyrtim nga Agjensia Europiane e barnave  për t’i dhënë ose jo ok për tregtim, një pjesë e shqiptarëve që janë vaksinuar me te, presin  me padurim pasi kështu mund të udhëtojnë pa pengesa drejt vendeve të Bashkimit Evropian .

Një nga anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, Alban Ylli thotë se përgjigjae certifikimit të vaksinës kineze dhe asaj ruse nuk do të zgjatet në kohë si për vakinsat e tjera dhe sipas tij nuk do të ketë pengesa për lëvizje drejt vendeve të BE-së për ata që janë vaksinuar me këto dy vaksina.

Por edhe në rast  se këto dy vaksina nuk do të miratohen, që gjasat janë të pakta  pasi studime të ndryshme kanë vërtetuar imunitetin që ato krijojnë ,  Shqipëria tanimë konsiderohet një vend me risk të ulët për përhapjen e virusit covid dhe nuk ka përse shqiptarët të pengohen të udhëtojnë drejt vendeve të BE .

Gjithsesi deri më tani  lejohen të udhëtojnë ata që  vërtetojnë se e kanë kaluar sëmundjen e shkaktuar prej covid dhe ata të cilët janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga EMA  si Pfizer, Astrazeneca, Jonson and Jonson dhe Moderna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA