Mjeku Skënder Brataj tregon në “Jashtë Loje” pacientin më special të tij: I shërbeva Bonos së grupit U2

06/05/2021 22:12

I ftuar në puntatën e sotme të “Jashtë Loje” në Top News, ishte shefi i Urgjencës, Skënder Brataj.

Ai tregoi për periudhën që punonte si mjek në Itali, dhe se pacienti më special i tij ishte këngëtari Bono, i bandës së famshme U2.

“Aty vinin zjarrfikësit me zorrat me ujë që të spërkasnin fansat, mirëpo ishte dhe vapë, dhe pati një moment që Bono nuk u ndje mirë, dhe unë isha mjeku që shërbimi më kishte dërguar t’u bëja asistencën, prandaj pati një gjendje nga lodhja dhe vapa, dhe prandaj e ndihmova. Ishte eksperiencë e këndshme, dhe kuptohet që janë momente të jetës që mbahen mend,” tha Brataj.

“Ju keni ndihmuar U2 e dinë njerëzit këtë apo jo? A është pacienti më special?,” pyeti moderatorja e emisionit Sidorela Gjoni.

“Po sigurisht, ka pasur shumë raste të tjera në Itali, por ky ishte më speciali. Kam pasur dhe një episod me Little Tony-n. Se kishte goxha të famshëm, por që nuk i njihnim të gjithë mirë. Ekipet e urgjencës duhet të ishin të pranishëm gjithmonë në koncerte atje në Itali. Ne merrnim pjesë me kënaqësi. Plus dhe ata njerëz ishin, dhe na respektonin se e dinin që ne ishim për ta,” tha Brataj.

Top Channel