Integrimi/ Kryenegociatori Mazi takon ministren austriake. Edstadler: Po bëjmë maksimumin që të bindim miqtë në BE që…

06/05/2021 11:55

Kryenegociatori për integrimin në BE, Zef Mazi dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali kanë pritur në një takim ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler.

Në fjalën e tij, Mazi u shpreh se po punohet fort që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet brenda presidencës portugeze.

Ndërsa nga ana e saj, ministrja Edstadler u shpreh se Austria do ta mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit.

“Është çështje sigurie për BE që të vazhdojmë me këtë proces. Ju duhet të vazhdoni me reformat tuaja. Përgëzime për hapat që keni marrë.  Ka shumë për të bërë dhe Austria do t’ju mbështesë. E dyta është një çështje besueshmërie nga ana e BE që të vijojmë me procesin e anëtarësimit. Po bëjmë maksimumin që të bindim miqtë në BE që hapat e mëtejshëm duhet të përmbushen në muajit që vijon të vitit”, u shpreh Edstadler.

Top Channel