Zamira Durda, nëna zemërvrarë për humbjen e të voglit të saj në tragjedinë e Gërdecit. Edison Durda u vra nga shpërthimi vrastar i municioneve të cilat u zgjodhën të demontoheshin afër një qendre të banuar.

9 vite më parë ajo u betua duke goditur me grushta derën e gjykatës së lartë, gjykatë që vrau për herë të dytë djalin e saj dhe 26 viktimat e tjera të Gërdecit. Gjykata pushoi çështjen dhe akuzat e ngritura ndaj drejtuesve më të lartë të qeverisë.
Kur të gjithë e kaluan në arkivat e kujtesës dosjen gërdeci e kur drejtësia nuk dha drejtësi, nëna zemërvrarë e Gërdecit nuk u dorëzua duke kërkuar drejtësi.

Drejtësia e vjetër i bëri shërbimet e fundit politikës dhe autorëve kryesore të tragjedisë së Gërdecit. Ai shpërthim kishte shkak kryesor korrupsionin në nivele të larta, por gjykatat mbyllën sytë para të vërtetës.
Dhe sot jo politika, por ngulmimi i një nëne vuri në lëvizje organet e reja të drejtësisë.

SPAK morri një vendim të parë për rihapur hetimin për gërdecin për përgjegjësinë në nivele të larta sepse nuk bëhet fjalë vetëm për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Pas tij ka emra dhe fije të tjera që çojnë deri pranë majës së kupolës.
Dosja e rihapur e Gërdecit do të jetë edhe prova e vërtetë e Drejtësisë së re, nëse ajo do ta kryejë detyrën për të cilën është krijuar.

Top Channel