Festa e luleve/ Shkodër, aktivitete për luleborën dhe lulet e tjera

06/05/2021 15:24

6 Maji për Shkodrën mbetet i veçantë, pasi është dita e Luleve, festa tradicionale e qytetit.

Tradita është që Shkodra të kthehet në një oborr të madh, ngjyrash dhe aromash, duke promovuar lulet e bukura ne shtëpitë tradicionale shkodrane por ketë vit atmosfera e krijuar nga bashkia ishte e zbehte. Ishin fëmijët e shkollave, të rinjtë e degës se pikturës dhe ato të qendrës kulturore që i dhanë gjallëria e kësaj dite.

“Kam disa ditë në Shkodër dhe nuk e dija për ditën e Luleve por është me te vërtetë shume e këndshme. Është shume e bukur të shikosh kaq shumë fëmijë që festojnë. Edhe në Tiranë është e njëjta gjë ka shume fëmijë që se bashku me familjet e tyre luajnë festojnë dhe luajnë neper parqe dhe janë të sigurtë. Nuk ndodh e njëjta gjë në Amerike prej ku vij unë. Është kaq e bukur të shikosh shumë njerëz që festojnë ditën e luleve”.

Si një zonë e lidhur shumë me natyrën dhe artin, në Shkodër numërohen rreth 150 tekste këngësh qytetare që i dedikohen luleve dhe lajmi i mire është se kjo traditë po vijon edhe nga femijet.

Festimet që lidhen me lulet, në Shkodër i kanë fillesat herët, rreth viteve ’30.

Top Channel