‘E helmuar nga rivalet’/ Qindra luftëtarë Zulu në funeralin e mbretëreshës Mantfombi në Johannesburg (fotot)

06/05/2021 21:31

Qindra luftëtarë fisnorë të veshur me lëkurë leopardi bënë paradë në funeralin e mbretëreshës Zulu Mantfombi sot në Johanesburg të Afrikës së Jugut, mes pretendimeve se është helmuar nga gratë rivale vetëm një muaj pasi u shpall pasuese e të ndjerit mbret Goodwill Zwelithini.

Figurat tradicionale fisnore shoqëronin trupin e 65-vjecares në rrugët e Johannesburg për funeralin privat në tokat e vjetra fisnore të popujve Këa-Zulu Natal.

Vdekja e Mantfombi vjen në kulmin e një lufte të ashpër për pasues, mes pesë grave dhe 28 fëmijëve që la pas i ndjeri mbreti Zwelithini, dhe kjo jo vetëm për titullin por dhe për pasurinë e tij të gjerë në toka, te llogaritur ne 3 milione hektare.

Mes akuzave të ndryshme në media ishin dhe ato që testamenti i mbretit është falsifikuar dhe se Mantfombi është vrarë me urdhër të rivaleve të saj.

Princesha Thembi, një nga motrat e Zwelithini, mohoi dje pretendimet duke thënë për gazetarët: “Po na bëni të dukemi si vrasës”.

Ndërkohë gruaja e parë e mbretit Sibongile Dlamini, e martuar me ish-monarkun prej vitit 1969, ka nisur veprim ligjor për të përfituar fronin, duke pretenduar se ajo është gruaja e tij e vetme dhe se fëmijët e mbretit nga martesa të tjera nuk janë trashëgimtarë të ligjshëm.

Sibongile pretendon të trashëgojë gjysmën e pronave të mbretit, ku përfshihen rreth 3 milionë hektarë tokë.

Veprimi i saj ligjor nisi kur Mbretëresha Mantfombi u shpall pasuese e përkohshme pas vdekjes së mbretit më 12 mars.

Mbreti Zwelithini kishte paguar çmimin e lartë prej 300 bagëti kur e mori të ndjerën si grua në 1977, dhe kjo forcoi statusin e saj mes mbretëreshave. Çifti lindën tetë fëmijë së bashku.

Por ajo vdiq papritur më 29 prill pasi kaloi disa ditë në spital.

FOTO GALERI
2/14
Qindra luftëtarë fisnorë të veshur me lëkurë leopardi bërë paradë në funeralin e mbretëreshës Zulu Mantfombi

Top Channel