Ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e sotme Elbasanin, la pas edhe dy të plagosur.  Bëhet fjalë për një avokat, i cili nuk ka lidhje me çiftin, por zona ku ka ndodhur ngjarja ka pasur përreth zyra avokatie. Po ashtu plagë në dorë ka marrë edhe një punonjës policie.

Ngjarja

Koço Buzo, 58-vjeç, ish-punonjës i policisë ka qëlluar me armë zjarri tip automatik gruan e tij, Liljana Buzo, 54-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së këtij qyteti, pranë parkut “Rinia”.

Pas plagosjes gruaja është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende arsyet që kanë e kanë shtyrë Koço Buzon në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë, por falë ndërhyrjes në kohë të policisë ai është arrestuar.

Top Channel