Yuri Kim ndan videon me mjetet e ushtrisë nga Defender 21: Është bukur të shohësh aleatët dhe partnerët të forcojnë ndërveprimin

05/05/2021 18:53

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka ndarë disa momente nga Defender 21, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Kim shkruan se aty shihet se si anijet pompojnë karburant, duke shtuar se kjo është një nga stërvitje më të mëdha që zhvillohet për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sakaq ambasadorja nënvizon se është mirë të shohësh Aleatët dhe Partnerët të mprehin aftësitë dhe të forcojnë ndërveprimin.

“Shiko anijet ushtarake amerikajne që pompojnë karburant nga anija në breg si pjesë e # DefenderEurope21 . Hera e parë që ushtrohet ky aktivitet kompleks logjistik në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Është mirë të shohësh Aleatët dhe Partnerët të mprehin aftësitë dhe të forcojnë ndërveprimin”,  shkruan Kim.

Defender Europe 21’ është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe. Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë

Top Channel