Si transportohej marijuana nga Evropa Lindore drejt Romës/ Zbërthehet rrjeti i trafikut nigeriano-shqiptar (Emrat)

05/05/2021 21:56

Rrjeti i trafikut të drogës në vlerë 2 mln euro me nigerianë dhe shqiptarë që transportonin marijuanë nga Evropa Lindore drejt Romës është zbërthyer nga policia italiane.

Sipas medias italiane, protagonistët e kësaj skeme janë dy drejtuesit e organizatave kriminale Geraldo Bejaj dhe Sule Momodu, të dy në të tridhjetat që sundonin rrjetin që menaxhonte trafikun e drogës në të gjitha anët e vendit.

Njëri u tha njerëzve të tij: “Tre kilogramë menjëherë”. Dhe tjetri, në kthim, pasi mori mesazhin përmes korrierëve të ndryshëm u përgjigj: “Nuk ka problem”.

Në këtë pakt nuk ka asnjë gjurmë të Cosa Nostra, Camorra apo Ndranghetas.

Në javët e fundit prokuroria e Romës i drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv /prokurores Nadia Plastina e cila koordinoi dy vjet hetime nga karabinierët dhe mbi masat e miratuara nga Gip Nicolò Marino, urdhëroi arrestimet për 52 personat që i përkisnin këtij bashkëpunimi nigeriano-shqiptar.

Nga përgjimet gjurmimet dhe raportimet, është zbuluar se si menaxhohej trafiku nga kjo marrëveshje. Dhe përtej arrestimeve të bëra për një vlerë prej rreth 2 milion euro droge, dyshimi i gjyqtarëve është se është vetëm maja e ajsbergut.

Sule Momodu, sipas zyrës së prokurorit ka menaxhuar furnizimin jo vetëm në Romë, por edhe në Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli.

Ndërsa Bejaj konsiderohet nga hetuesit si pika e kontaktit për dërgesat në Romë, Venecia, Verona dhe Firence.

Ky hetim nisi në vitin 2018 nga disa arrestime të bëra në Romë “në zonën që përfshin stacionin hekurudhor Romë-Tiburtina dhe stacionin e autobusëve Tibus, të vendosur në Via Largo Guido Mazzoni”.

Të gjithë të dyshuarit shqiptarë si pjesë e këtij rrjeti janë nga Vlora. Droga bëhej gati, me të njëjtin paketim me shirit ngjitës me ngjyra të ndryshme për të dalluar paketimet bazuar në sasinë e lëndës narkotike. Çmimi fiks për tregtarët si kompensim është 50 euro për çdo kilogram të shitur.

Mafia nigeriane është akoma e pranishme në të gjithë Evropën dhe madje edhe përtej oqeanit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Origjinat e organizatës janë të lidhura me flukset migratore të qyteteve të Benin City dhe Lagos.

Shoqata është e ndarë në grupe, disa prej të cilave tani janë të vendosura në Itali, të tilla si vëllazëria e quajtur “Eiye”, e degëzuar në Italinë Veriore .

Ndër strukturat kriminale me origjinë afrikane, ajo nigeriane, e formuar nga qeliza të ndryshme kriminale të pavarura dhe me struktura operacionale të diferencuara të vendosura në Itali dhe në vendet e tjera evropiane dhe jashtë-evropiane, është shumë e përhapur. Të hysh në “Eiye” duhet domosdoshmërisht t’i nënshtrohesh një riti të vërtetë inicimi që konsiston në rrahje nga partneri aspirant.

Përveç Venetos, disa hetime kanë treguar kohët e fundit praninë e këtij klani në Torino, Lombardi dhe gjithashtu në Sardenjë. Nga ana tjetër, në jug, mbizotërojnë grupet e lidhura me vëllazërinë “Sëpata e Zezë”, të lindur në Benin City.

Baza kryesore operacionale e këtij grupi ishte e vendosur në Castel Volturno: përgjatë bregdetit Domitian, disa klane nigeriane organizojnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitutave.

“Sëpata e zezë” është gjithashtu e pranishme në Siçili, veçanërisht në zonën e Palermos. Në kryeqytetin sicilian ata  kanë gjithashtu një bazë në qendrën historike, brenda tregut Ballarò.

Më vonë klani u identifikua në atë të “Maceve të Zeza”. Ata bënë tatuazh macen në njërën shpatull dhe shenjat në bark janë rezultat i ritualit të përkatësisë.

Ato janë evolucioni i mafies nigeriane, një nga “mafiet më të rrezikshme, agresive dhe më të përhapura të mafieve transnacionale”.

Top Channel