Rritja ekonomike 5.3 % – Parashikimi për 2021. Ndërtimi me rritje të konsiderueshme

05/05/2021 20:09

Banka e Shqipërisë ka rishikuar pritshmëritë për rritjen ekonomike këtë vit në nivelin e 5.3%, nga 4.9% që ishte në vlerësimin e bërë më herët.

Ky optimizëm për një ecuri më pozitive të ekonomisë së vendit sipas Guvernatorit Gent Sejko do të ndikohet nga disa faktorë, që përfshijnë një sezon më të mirë turistik të pritshëm, rritje të investimeve private e konsumit.

Përveç turizmit, kontribut pozitiv në rimëkëmbjen e ekonomisë pritet të japë edhe sektori i ndërtimit që ka njohur rritje pavarësisht goditjes nga pandemia si dhe procesi i rindërtimit.

Sipas Guvernatorit Sejko, efektet negative të pandemisë në ekonomi janë zbutur, por rimëkëmbja nuk është ende e plotë dhe do të kërkojë kohë. Në kushte të tilla, banka qendrore vendosi të shtyjë me 3 muaj stimulin monetar për akses të pakufizuar në likuiditet për bankat.

Me rishikimin e fundit, vlerësimet e bankës qendrore përafrohen me pritshmëritë optimiste të qeverisë për një rritje ekonomike prej 5.5% për vitin 2021.

Top Channel