Rinovimet në galerinë Uffizi në Firenze zbulojnë afresko 400-vjecare dhe skelete njerëzore (fotot)

05/05/2021 19:46

Punimet e rinovimit në galeritë e famshme Uffizi në Firenze të Italisë, kanë nxjerrë në dritë së fundmi një afreske të shekullit të 17-të dhe mbetje njerëzore.

Një pikturë e zotëruar nga Cosimo II de Medici nga piktori Bernardino Poccetti është zbuluar prapa allçisë së mureve të muzeumit gjatë punimeve të rinovimit.

Ndërsa punonjësit që po gërrmonin në dhomat e parpërdorura të bodrumeve, gjetën aty mbetjet e tre njerëzve që ishin varrosur kur vendi ishte kishë e varrezë rreth 400 vjet më parë.

Rinovimet po kryheshin kur muzeumi ishte i mbyllur prej kufizimeve të COVID-19 por vizitorët do të kenë mundësi të shikojnë afreskon e re të Medici kur galeria Uffizi të rihapet më 4 maj.

Ndërtimi i kompleksit Uffizi ishte porositur nga Duka i Madh i Toskanës, Cosimo I de’ Medici, në vitin 1560 për të shërbyer si ndërtesa administrative e Firences (Emri vjen nga fjala italiane ‘uffizio,’ italisht për ‘zyre”).

Kati më i lartë i saj ishte dizenjuar për shfaqur koleksionin e mahnitshëm të skulpturave të familjes  Medici, por Uffizi do të hapej si galeri publike vetëm në vitin 1865.

Një portret me gjatësi të plotë të Cosimo II, gjyshi i Cosimo I, u zbulua gjatë punimeve të rinovimit, në rreth 43 dhoma të papërdorura në katin përdhes dhe në bodrumet.

Shtëpia Medici ka qenë familja më e fuqishme në Itali në epokën e Ripindjes dhe Cosimo II sundoi Firencen nga viti 1609 deri në 1621.

Afresko i tij ishte fshehur në murin e një dhome të magazinës dhe paraqet Cosimo II me një figurë femër në këmbët e tij, bashkë me një luan që simbolizon vetë qytetin e Firences.

“Më parë ka qenë normale të vendoseshin piktura të udhëhqesve në dyert e ndërtesave zyrtare, si në pikturën ku Cosimo i ri, mburret me fitoren dhe pushtimin e Sienes nga Firence”, thotë drejtori i muzeumit Eike Schmidt.

Schmidt sugjeron se vepra mund të jetë mbuluar në shekullin e 18 ose 19-të.

“Ndodhte shpesh që afresket mbuloheshin me bojë kur dhomat zyrtare ndryshonin përdorim”, thotë Schmidt duke shtuar se një punonjës i mirë kishte qelluar te mbulonte afresken për ta mbrojtur, para se të vishej me boje.

FOTO GALERI
1/7
Një portret me gjatësi të plotë të Cosimo II, gjyshi i Cosimo I, u zbulua gjatë punimeve të rinovimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA