Edhe dita e sotme ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve, ku gjatë 24 orëve kanë rezultuar pozitivë 92 qytetarë dhe ka ndërruar jetë vetëm një i prekur me covid.

Nga 2,851 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 24 persona në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ndërsa vendi ynë po përballet më shumë se një vit nga COVID-19, deri më tani janë kryer 646,814 testime, ku kanë rezultuar 131,419

raste pozitive. nga këto raste aktive janë 15,548.

Numri i të shëruarve ka arritur shifrën 113,468 ndërsa deri tani kanë humbur jetën 2,403 të prekur nga COVID.

Tirana kryeson qytetet me numrin më të madh të rasteve aktive në vend me 13096 raste, ndërsa pasohet nga Fieri me 607 raste dhe Shkodra me 370.

Lezha dhe Berati janë dy qytetet me më pak raste, përkatësisht 88 dhe 95 raste aktive me covid.

Nga shifrat e publikuara nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deri një ditë më parë janë vaksinuar mbi  537.387 persona.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, shkruan ministria.

 Statistika (05 Maj 2021)

Raste të reja ditore 92
Të shëruar në 24 orë 842
Të shtruar në spitale 112
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,851

Testime totale 646,814
Raste pozitive 131,419
Raste të shëruara 113,468
Raste Aktive 15,548
Humbje jete 2,403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13096
Fier 607
Shkodër 370
Durrës 246
Korçë 238
Gjirokastër 242
Vlorë 240
Elbasan 132
Dibër 98
Kukës 96
Berat 95
Lezhë 88

Top Channel