
Tregu i pasurive të paluajtshme pret një volum të madh shitjesh në 2021.
Ky optimizëm është në të njëjtën frymë edhe me parashikimin e institucioneve për rimëkëmbje të fortë të ekonomisë, ndërkohë që agjentët shprehen se njerëzit do finalizojnë vendimet për blerje që i shtynë për shkak të pandemisë.
Banka e Shqipërisë raportoi se sektori u përball me vështirësi në 2020-ën, por kontradiktor mbetet fakti se çmimet jo vetëm që nuk u ulën, por pësuan një rritje të lehtë deri në 6%.
Erion Xhaferraj: Tremujori i parë i 2021 po jep sinjale shumë pozitive, duke kaluar edhe vitin normal të 2019-ës.
Brokeri i pasurive të paluajtshme vëren se periferia ka rritje të pronave të shitura, ndërkohë që njerëzit sipas tij po investojnë dhe strategjikisht.
Shumica e pronave blihen me kredi dhe bankat kanë lehtësuar kushtet për shkak të konkurrencës.
Çmimet e Pronave
4.9% rritje në 6M-I
6.2% rritje në 6M-II
Shitjet e Pronave
34 % e shitjeve në zona brenda qytetit
38% e shitjeve në zona në periferi
30% e shitjeve jashtë qytetit
Blerjet e Pronave
64% nga rezidentë
36% nga jo-rezidentë
Top Channel