Ndarja nga jeta e Guljelm Radojës, shkrimi prekës i regjisorit: Sot më dhe dozën e fundit, ma helmove shpirtin miku im

05/05/2021 11:40

“Ma helmove shpirtin”, shkruan regjisori Kastriot Çipi, i cili është tepër i trishtuar për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Guljelm Radoja për shkak të Covid-19.

Në fotografinë që ka publikuar me të ndjerin, Çipi shkruan se “Sot i dha dozën e fundit pasi për dy javë piu helmin e tij.” Për këtë i referohet faktit që Radoja ishte i shtruar në spital, në gjendje të rëndë nga koronavirusi.

“Njerëzit si ti janë të rrallë, prandaj unë nuk qaj për ty që ke vdekur, po për ne që kemi mbetur”, shkruan Çipi.

Postimi i plotë

Pritja ta zbuska tronditjen, por jo pikëllimin. Dy javë piva përditë helmin tënd. Sot më dhe dozën e fundit.

Ma helmove shpirtin, miku im i shtrenjtë Gulielm!

Ta fal këtë “gabim”, sepse asgjë nuk mund të zbehë sadopak dashurinë dhe miqësinë, që me dhurove në 28 vitet e njohjes sonë.

Por më ke lënë një zbrazëti, që nuk do të ma mbushë askush e asgjë. Artistë të mëdhenj ky vend ka nxjerrë e, ndoshta, do të nxjerrë prapë. Por njerëzit si ti i ka gjithmonë e më të rrallë.

E prandaj unë sot nuk qaj për ty qi ke dek, por për na qi kena mbet’…

Top Channel