Ndarja nga jeta e aktori Guljejm Radoja, Basha: Humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare

05/05/2021 19:50

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shqiptar, Guljelm Radoja, i cili humbi betejën me koronavirusin.

Basha i ka shprehur ngushëllime familjes së aktorit, dhe shton se largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja. Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Guljelm Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin.

Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit. Guljelm Radoja do të mbetet përjetë mes nesh. U prehtë në paqe!

Top Channel