Ministrja Manastirliu qetëson qytetarët: Nuk ka asnjë kufizim të vendosur nga vendet e BE-së për llojet e vaksinave

05/05/2021 13:20

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se deri më tani të gjithë qytetarët që kanë marrë vaksinat Coronavax dhe Sputnik se mund të udhëtojnë të lirë në vendet e BE-së.

Sipas ministres nga vendet e BE-së nuk ka ende një vendim që përsonat që kanë marrë këtë vaksinë nuk mund të lejohet të hyjnë në këto vende.

Manastirliu: Deri tani nuk ka asnjë vendim të marrë nga vendet e BE sa i përket llojeve të vaksinave dhe se si mund të lëvizin qytetarët. Theksoj se nga informacionet e fundit që kemi është që janë duke u marrë në konsideratë dhe Sinovac dhe Sputnik për t’u vlerësuar nga EMA, për të marrë autorizimin emergjent të tregtimit dhe besoj se do të ketë një lajm shumë shpejtë. Nuk ka asnjë kufizim të vendosur për llojet e vaksinave për vendet e BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA