Kanosi nënkryetarin e Bashkisë së Krujës, procedohet penalisht 66-vjeçari

05/05/2021 11:24

Policia e Krujës ka proceduar penalisht një 66-vjeçar, pasi akuzohet se ka kanosur për shkak të detyrës nënkryetarin e Bashkisë së Krujës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin F. C., 37 vjeç, me detyrë nënkryetar i bashkisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel