Historia e trishtë e dy jetimëve/ Nëna me probleme të shëndetit mendor i braktis, gjyshja: Ka tentuar të lëndojë njërin në…

05/05/2021 14:42

Bajame Plaku, gjyshe e dy fëmijëve jetimë ka treguar në studion e “Shqipëria Live” historinë e trishtë të familjes së saj.

Ajo tregon se prej 10 vitesh ka rritur dy fëmijët e djalit, pasi i biri i saj ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa nusja që pas divorcit është larguar dhe nuk është interesuar më për ta. Plaku tregon se edhe nusja kishte probleme të shëndetit mendor, por kjo gjë nuk ishte vënë në re kur çifti ishte martuar. Sipas gjyshes së dy djemve të mitur ish-nusja ka tentuar t’i lëndojë organet gjenitale edhe një prej djemve.

Bajame Plaku: Nuk kam asnjë kontakt me nusen. Ajo i rrihte fëmijët, se kishte probleme me shëndetin mendor, por nuk e dija që kishte probleme. Kur u martua nuk kishte qenë mirë, por unë e vura re. I bëra kontroll si nënë dhe e ndiqja me doktorët. Divorci mes çiftit zgjati disa kohë, por unë nuk i kam lënë asnjë moment vetëm se nuk doja që fëmijët të rriteshin jetimë. Ka bërë edhe një krim shumë të rëndë te fëmijët, ia fala atë, por ajo vazhdoi prapë. Ajo ka tentuar të dëmtojë një nga fëmijët në organet gjenitale. E nisa direkt në spital, por për fat të mirë nuk e kishte të rënduar.

E pyetur se me çfarë kanë jetuar dhe se nga i kanë të ardhurat, Plaku sqaroi se vite më parë bashkëshorti i saj ka punuar në punë të zezë dhe djali, i pamartuar kontribuon. Por pasi nusja është larguar nga shtëpia burri i saj nuk ka punuar më sepse ajo nuk mund t’i përballonte dot e vetme angazhimet me fëmijët.

Bajame Plaku: Atëherë punonte burrin im dhe kisha djalin që e kam të pamartuar, por ai ka nisur që të shohë edhe ekonominë e vet. Që kur u nda djali nga nusja, burri u largua nga punë se unë nuk i përballoja dot fëmijët e vetme. Djali i vogël ka probleme të shëndetit mendor si i ati.

Top Channel