
Bajame Plaku, gjyshe e dy fëmijëve të mitur ka kërkuar kujdestarinë e tyre duke thënë se babai i tyre nuk mund të kujdeset pasi ka probleme të shëndetit mendor.
Ndërsa mamaja e fëmijëve i ka braktisur. Por gjyshja thotë se edhe ajo kishte probleme të shëndetit mendor, por kjo gjë nuk ishte vënë në re kur çifti ishte martuar.
Në studion e “Shqipëria Live”, Bajamja, e cila kujdeset për fëmijët prej 10 vitesh, me lot në sy i bëri thirrje të gjitha nënave që të mos i braktisin kurrë fëmijët.
Bajamja: Do kthehem përsëri tek fëmijët. I kam lënë me gjyshin se nuk mund t’i lija dot vetëm. Ata nuk rrinë pa nënën, e dinë se më kanë mua. Më shohin si nëna e tyre. Mbesa thotë “o mami”, dhe kur i them hajde te nëna, dhe pastaj më thotë “më fal o nëna po unë nuk kam mami”.
I kishte thënë mësueses në klasë që shkruaj në dërrasë nëna ime se unë nuk e kam mamin. Kurrë nëna nuk mund t’ia plotësojë dëshirën e mamasë. le të jetë jeta si të jetë, por fëmijët mos t’i braktisin. Dhe drejtoresha e psikologia më flasin gjithmonë. Është një dhimbje shumë e madhe.
Top Channel