Eurokomisioneri Varhelyi: Ky është momenti për të fuqizuar më tej vaksinimin e qytetarëve shqiptarë. Jemi të interesuar për…

05/05/2021 10:21

Komisionieri i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama ka thënë se fuqizimi i vaksinimit të qytetarëve shqiptarë është në fokus të BE-së.

Komisioneri: Është ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që kemi arritur në fundin e këtij procesi dhe mbërritjen e vaksinave. Kemi punuar shumë dhe mendojmë se po vijmë këtu në momentin e duhur, në një moment kyç kur ne duhet të fillojmë të dalim nga kjo pandemi prandaj kemi ardhur këtu sot për të sjellë vaksinat. Për ne është përparësi.

Dëshiroja të falënderoja qeverinë austriake, të cilët kanë bërë të pamundurën që kjo gjë të bëhej realitet. Ky lloj bashkëpunimi tregon vlerën e skuadrës europiane dhe tregon se çfarë mund të arrijë BE nëse bëhemi bashkë.

Ne e kemi ndihmuar Shqipërinë që prej marsit të vitit të shkuar dhe jemi përpjekur t’ju ndihmojmë me gjithçka kishim mundësi. Ky është momenti për të fuqizuar më tej vaksinimin. Ne tregojmë që jemi të interesuar te siguria dhe shëndeti i plotë i qytetarëve shqiptarë.

Top Channel