Durrës/ Makina e 43-vjeçares përfshihet nga flakët, shoqërohen në polici dy persona

05/05/2021 11:31
Foto Ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 dhe për djegien e makinës së shtetases 43-vjeçare janë shoqëruar në polici dy persona si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel