Banaliteti në art/ Veleshnja: Nuk ka krijimtari. Kondi zbulon historitë me artistet e reja: Gjenerojnë shumë para duke…

05/05/2021 14:13

Në projektet muzikore është shtuar banaliteti dhe duket se artistët po e përdorin si mënyrë për të fituar famë dhe audiencë.

Aktori Rezart Veleshnja tha në emisionin “Shqipëria live” se ka marrë fund krijimtaria, ndaj në humor dhe në muzikë po përdoren mënyra të ndryshme duke përfshirë banalitetin.

Ndërsa artisti Alban Kondi zbuloi se banalja gjeneron shumë para dhe shumë artiste ofrohen të zhvishen në klipe muzikore vetëm për të arritur sukses.

Rezart Veleshnja: Nuk kapet gjëja personale. Po them që ky lloj humori bëhet se kaq e ka kapacitetin dhe e vetmja gjë që bën për të qeshur është banale.Çdo gjë ka banalitet. Portokalli është shkollë dhe ka një stemë që do të thotë +16 dhe është në orën 9 që fëmijët 12 vjec duhet të flenë.

Alban Kondi: Marrin përsipër çdo kosto. Ka pasur femra që thonë që nëse bëjmë një klip duke u zhveshur, a shet për të dalë në majë të skenës dhe për të arritur sukses. Gjithçka bëhet vetëm për vëmendje. Banalja gjeneron shumë para. Por nuk është kjo ideja, nuk më shqetëson kjo sesa ajo që ndodh me artistët.

Rezart Veleshnja: Nuk ka më krijimtari dhe bastardlliqe. Nuk kam asgjë personale. Nuk është zgjedhje, nuk ka më krijimtari.

 

Top Channel