Merr flakë në ecje e sipër automjeti në Vlorë, drejtuesi rrëfen si ndodhi ngjarja: Mbaroi për çerek ore…

04/05/2021 10:16

Një automjet tip “Opel Zafira” ka marrë flakë në ecje e sipër në qytetin e Vlorës.

Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Ramazan Dëraj ka parë të dilte tym nga pjesa e motorit dhe ka dalë jashtë duke tentuar të fikë flakët.

Ai thotë që shkaku ishte një shkëndijë elektrike, të cilën e konfirmon edhe pasagjeri që ishte në mjet.

Drejtuesi i mjetit: Doli tymi, zbrita nga makina, ajo vazhdoi. Impianti mesa duket. Makina kishte 2 orë e fikur, ishte tip mase, impiant. E kam me naftë. Për çerek ore mbaroi, i hodha ujë sa kisha mundësi. Sa erdhi zjarrfikësja kishte mbaruar. Dhe të kishte ardhur për 5 minuta, nuk kishte çfarë t’i bënte. Mori shumë shpejt impianti.

Pasagjeri: Po udhëtonim, do shkonim në shtëpi. Sa doli nga çelësi i kuadrit, doli tym tym, e fikëm makinën, hapëm derën, dolëm jashtë pastaj shkëndija po binte tek pedalja e freksionit. Për 7-8 minuta u dogj makina.

Vetëm 2 ditë më parë në lagjen Osman Haxhiu një tjetër mjet pësoi të njëjtin fat teksa ishte i parkuar.

“Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip “Opel” i parkuar, në pronësi të shtetasit R. D. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA