Shifrat e vaksinimit anticovid në vend

19.886 vaksinime anticovid në të gjithë vendin janë kryer ditën e sotme.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale informon se janë kryer 537.387 vaksinime në total që nga nisja e vaksinimit masiv.

“Po ecim me ritme shumë të mira vaksinimi, falë punës së palodhur të ekipeve tona në të gjithë vendin!”, shkruan Manastirliu.

Një ditë më parë, Manastriliu, bëri me dije se në vendin tonë do të mbi 11 mijë vaksina nga Pfizer dhe mekanizmi i BE-së, ndërsa në maj do të mbërrijë edhe 99 mijë vaksina të tjera nga Pfizer, COVAX dhe BE.

Top Channel