E kemi njohur si Mariçui, sot Maite Perroni luan në rolin kryesor për “Netlflix” dhe ndan me ndjekësit fotot e nxehta me bikini

04/05/2021 15:39

Këngëtarja dhe aktorja 38-vjeçare meksikane luan rol kryesor në dramën e Netflix, Dark Desire.

Ajo luan Almën, lidhja pasionante e së cilës me një djalë, gjatë fundjavës, larg burrit, e çon në tragjedi.
Maite vlerësohet si “një nga artistët më të shquar dhe të suksesshëm në botën latine”.

Për publikun shqiptar, ajo u bë e njohur vite më parë, në rolin e Mariçuit te seriali “Kujdes nga Djalli”, një vajzë nga një lagje e varfër, por që jeta i ndryshoi tërësisht kur njohu prindërit biologjikë dhe djalin që i rrëmbeu zemrën.

Sot, Maite ka arritur miliona ndjekës, në rrjetet sociale, që kanë e kanë pëlqyer në “Dark Desire”.

FOTO GALERI
3/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA