Përfaqësuesi i VV, njëkohësisht kandidoi dhe për deputet Bojken Abazi në mbledhjen që po zhvillon KQZ aktualisht ngriti disa parregullsi, që ata kishin vërejtur gjatë procesit të numërimit.
Ai renditi problemin që ai vetë por dhe vëzhgues të VV, ishin penguar nga kryetarët e KZAZ-ve për të hyrë në ambientet ku numëroheshin votat.
Ndërsa shtoi se mungojnë disa pamje filmike nga ato që ata kanë kërkuar.
Nga ana tjetër kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi e siguroi se të gjitha këto nuk do të kalojnë pa u analizuar dhe hetuar dhe se çdo parregullsi do referohet në prokurori.
Abazi: Që nga vëzhgimi , vëzhguesit tanë janë penguar, unë jam penguar për të hyrë në qendrat e numërimit. Janë shumë fletë në pavlefshme në Tiranë. Ne kemi bërë publike pamjet, për këto.
Sa për materialet filmike që kemi marrë , mungojnë ato në kzaz 31 , kzaz 33 data 26 prill, kzaz 39 mungon kamera 360 gradë.
Me këto kamera nuk kuptohet asgjë, në zgjedhjet e ardhshme të ketë më shumë kamera, se nuk kuptohet asgjë. Nga vëzhguesit tanë kemi pasur dhe raste që disa fletë janë shpallur pa arsye të pavlefshme.
Celibashi: Edhe KQZ ka interes të shohë se si ka qenë sjellja e komisionerëve, për mënyrën se si janë shpallur rezultatet, do bëjmë dhe ne kqyrjet tona, do i adresojmë në prokurori të gjitha rastet ku nuk ka përputhshmëri, kush e ka menduar se do kalojë nuk do kalojë aq thjesht, nuk do jemi indiferent.
Top Channel