Aurela Anastasi konstitucionaliste shpjegoi në Open se sa është e mundur që mazhoranca të shkarkojë Presidentin Ilir Meta.

Ajo tha se ky është një proces tejet i vështirë, duke thënë se mazhoranca është në limite kohore.

Eni Vasili: A mundet mazhoranca ta iniciojë këtë të premten?

Anastasi: Ngado që e kthej them jemi në buzë të afateve nëse ky komsion nuk ngrihet të premten nuk ngrihet më, se bie në kundërshtim me një dispozitë ligjit që parashikon se këto nuk ngrihen në 4 muajt e fundit të mandatit të kuvendit.
Pastaj problemet lidhen me pas me procedurën që lidhen me ato brenda kuvendit, është një proces i veçante nuk e gjejmë rëndom, edhe në vende të tjera.

Bazohet në kërkesë , pastaj 2 faza: procedura parlamentare të hetimit e shqyrtimit, dhe gjykata kushtetuese, dhe nga kjo mendoj që veçse nuk mund të kemi një komision javës tjetër , nuk mund të kemi më as ndonjë vendim të kuvendit, vetëm nëse e mbyll së paku deri në korrik ku është i mbledhur, ose mund të dërgojnë në GjK, që të vihet në lëvizje .

Është në limite kohore gjithçka, se duhet konstituuar parlamenti i ri.

Aurela Anastasi konstitucionaliste shpjegoi në Open se sa është e mundur që mazhoranca të shkarkojë Presidentin Ilir meta.

Top Channel