“25 prilli masakër elektorale”/ Rama i përgjigjet Bashës: Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë! Ftesa për ju është…

04/05/2021 12:14

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzon si autorë të masakrës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit treshen Rama-Doshi-Rakipi.

Në Twitter, Rama shkruan se pas zgjedhjeve humbësit janë fokusuar te fituesit, ndërsa këta të fundit do të fokusohen në ngjitjen e Shqipërisë në majë.

Por edhe si më parë, Rama vijon të lerë të hapur ftesën për bashkëpunim me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, pa përfshirë asnjë parti tjetër opozitare.

Disa ditë më parë në fjalimin e tij të fitores, Rama theksoi se opozita shqiptare për të është vetëm Partia Demokratike.

Postimi i plotë:

Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!

LEXO EDHE:

Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha: Drejtoni mikrofonët tek treshja Rama-Doshi-Rakipi, pyesni si i morën votat përfaqësuesit e krimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA