Zgjedhjet e 25 prillit/ Migen Qiraxhi tregon rezultatet e anketës: 15% të të rinjve u është ofruar para për votën

03/05/2021 09:53

Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” ka folur për anketën e zhvilluar me 300 të rinj në Tiranë, Elbasan, Kukës, Durrës dhe Fier në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Wake Up”, Migen Qiraxhi theksoi se 60% e të rinjve kanë votuar njësoj si familja e tyre, pra janë ndikuar nga ata. Ndërsa 15% e tyre kanë deklaruar se u është ofruar para për të këmbyer votën.

“Të rinjtë shprehen se 75% e tyre shprehen se ‘po’ e njohin dhe e kanë lexuar programin e partisë që votuan, duke vlerësuar punësimin dhe Integrimi në BE. Gjithashtu, 1 në 3 të rinj mendonin se partia humbëse nuk do t’i njihte zgjedhjet.

Listat gjysmë të hapura nuk u dhanë mundësinë të rinjve që të zgjidhin ata kandidatët që donin.

20% e të rinjve kanë thënë që ishin të komplikuara dhe kur e thonë të rinjtë, për moshat e tjera duhet të jetë edhe më problem. Kjo reflektohet edhe në numrin e votave të pavlefshme.

15% shprehen se u është ofruar pagesë ose të mira materiale për të këmbyer votën e tyre. Është një shifër e madhe për këtë moshë dhe është një nga sfidat e mëdha për të adresuar, pasi vijon të mbetet një fenomen shqetësues për shoqërinë tonë”, tha Qiraxhi.

Top Channel